VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
Ekselenca Akademike
Zhvillimi i Inovacionit dhe Teknologjisë
Të mësuarit gjatë gjithë jetës (LLL)
Ndërveprimi me Komunitetin
Mbështetje studentore
Qeverisje Transparente
Zgjerimi i rrjetit të bashkëpunimit me Universitetet Evropiane
Qëndrueshmëria ambientale dhe shoqërore
UAMD duhet të vijojë udhëtimin e saj drejt ekselencës së stafit akademik, në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor. Qëllim parësor i padiskutueshëm, mbetet mbështetja e mëtejshme e stafit aktual akademik të UAMD dhe rekrutimi i stafit të ri në përputhje me kërkesat e njësive bazë dhe programet e ofruara nga këto njësi. Njëkohësisht, do të synohet përfshirja e studiuesve të ftuar dhe specialistëve të spikatur të fushave të ndryshme, në përputhje me programet e njësive bazë.
Një tjetër objektiv, është përmirësimi i vazhdueshëm i kurrikulave të programeve të studimit, në përputhje me zhvillimet dhe dinamikën e tregut, përgatitjen e studentit të profileve kryesisht profesionale por dhe ato me karakter shkencor. Këto kurrikula do tu nënshtrohen përmirësimeve periodike, në konsultim me aktorët kryesorë që operojnë në fushën e programit të ofruar, si dhe në përputhje të zhvillimeve teknologjike dhe bazën ligjore në fuqi.
Përmirësimi i metodave të mësimdhënies duke nxitur mendimin kritik/krijues, dhe analizimin, përdorimin e teknologjisë dhe zhvillimin e projekteve.
Përmirësimi i raportit student-staf akademik në përputhje me kërkesat e përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjiore, në mënyrë që të rritet cilësia në mësimdhënie.
Hapja e programeve të reja në përputhje me kërkesat e tregut. UAMD do të vijojë të bashkëpunojë ngushtë me tregun për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave në kohë, duke hapur programe studimore që përputhen me interesat dhe kërkesat e tregut.
Përmirësimi i infrastrukturës mësimore nëpërmjet përmirësimit të kushteve në auditore, ofrimin e teknologjisë në ndihmë të procesit mësimor, shtimit të numrit të laboratorëve dhe përditësimit të paisjeve të laboratorëve ekzistues.
Zhvillimi i Inovacionit dhe Teknologjisë dhe krijimi i Kampusit Hibrid të UAMD
Implementimi i platformës digjitale për mësimdhënie online si një domosdoshmëri për përmirësimin e procesit të mësimdhënies, komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet personelit akademik dhe studentëve. Lehtësimi i krijimit të programeve të përbashkëta të studimit përmes platformave digjitale.
Zgjerimi i mëtejshëm i platformave dhe burimeve ekzistuese digjitale si bibliotekat elektronike (e-library), për të mundësuar një diversitet informimi për studentët dhe stafin akademik të UAMD.
Zhvillimi i mëtejshëm i TIK në kampus; përmirësimi i ndjeshëm i cilësisë së shërbimit të internetit dhe zhvillimi i shërbimeve mbështetëse për studentët online; këshillimin akademik, këshillimin për karrierën dhe shërbime të tjera ndihmëse.
Përdorimi i Inteligjencës Artificiale për të personalizuar përvojën e mësimit për studentët dhe identifikimin e nevojave të individëve dhe të ofrojë materiale dhe trajnime të personalizuara.
Trajnimi i personelit në zhvillimin e kompetencës digjitale.
Menaxhimi i integruar i sistemeve të Informacionit në Universitet.
Të mësuarit gjatë gjithë jetës (LLL), dhe implementimi i mikrokrediteve
Ndryshimet në teknologji kanë bërë që kohëzgjatja e njohurive, pra freskia dhe afati i aplikimit të tyre, të shkurtohet ndjeshëm krahasuar me një dekadë më parë. Në të kaluarën, për të fituar njohuri të reja duhej të kalonin shumë vite, madje mbi 15 vjet, ndërsa tani kjo kohë është ulur në vetëm 5 vite. Kjo zhvendosje radikale është bërë shkaku i përdorimit të teknologjisë së avancuar dhe shpejtësisë së zhvillimit të informacionit dhe njohurive.
Në rezultat, kërkesa për programet e mësimit të gjatë për të gjithë jetën (LLL – lifelong learning) është në rritje të vazhdueshme. Për të përmbushur këtë nevojë, institucionet arsimore në Evropë po përqendrohen në rishikimin e programeve të tyre dhe po e ndjekin një qasje të re drejt mikrokredencialeve. Kjo do të thotë që ata ofrojnë trajnime më të specializuara dhe më fleksibile, të përshtatura me nevojat aktuale të tregut të punës dhe kërkesat e individëve për njohuri të reja dhe të përdorshme. Lobimi në mënyrë aktive pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës si dhe Institucioneve të tjera, për të rregulluar dhe njohur zyrtarisht kreditet e ofruara për aftësitë përkatëse dhe çertifikimet për njohuritë e fituara nga programet e mësimit gjatë gjithë jetës (LLL – lifelong learning).
Zgjerimi i rrjetit të bashkëpunimit të UAMD me Universitetet Evropiane dhe të Ballkanit Perëndimor
Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës (UAMD) aktualisht është anëtar i aleancës STARS EU, një iniciativë që synon zgjerimin e bashkëpunimit dhe krijimin e aleancave të reja ndëruniversitare me Universitetet Evropiane. Kjo aleancë mundëson bashkëpunim me 8 universitete të Bashkimit Evropian. Në këtë kuadër, do të zgjerohet mobiliteti i stafit akademik dhe studentor, hapja e programeve të përbashkëta të studimit për të gjitha ciklet e studimit dhe kërkimi shkencor i përbashkët. Kjo e transformon UAMD-në në një universitet të përfshirë në mënyrë aktive në nismat ndërkombëtare, me një identitet të fortë evropian. Kjo aleancë e bën Universitetin tonë të konkurojë në rang kombëtar, rajonal dhe global dhe të jetë më atraktiv për studentët.
Forcimi i dimensionit Evropian të UAMD-së dhe ndërkombëtarizimit me anë të partneritetit me Universitetet Evropiane.
Integrimi i perspektivave dhe praktikave Evropiane në kurrikula, duke përfshirë lëndë të reja dhe metoda të mësimdhënies që reflektojnë standarde dhe trende ndërkombëtare.
Zhvillimi i mëtejshëm i programeve të dyfishta ose të përbashkëta me universitete Evropiane që ofrojnë mundësi për diplomim të dyfishtë.
Anëtarësimi në rrjete dhe konsorciume ndërkombëtare që përfshijnë universitete dhe institucione kërkimore Evropiane për të ndarë njohuri dhe përvoja.
- Do të kërkohet rritja e bashkëfinancimit nga BE për projektet e universitetit.
- Krijimi i mundësive për përfshirjen e gjerë të personelit akademik në projektet ndërkombëtare, duke u bazuar në aftësitë dhe profilin e tyre të specializuar.
- Shkrimi dhe Menaxhimi i projekteve do tu delegohet njësive kryesore dhe atyre bazë, në vartësi të profilit dhe nevojave të projektit, për të siguruar një menaxhim të pavarur dhe efikas të tyre.
Qëndrueshmëria
ambjentale dhe sociale
Universiteti duhet të synojë të bëhet një faktor kyç në tranzicionin drejt një mjedisi të gjelbër dhe një ekonomie digjitale, duke zhvilluar strategji, procese dhe programe studimi dhe kërkimi të përshtatura për të përmbushur nevojat e këtij tranzicioni.
Zbatimi i politikave dhe nismave për ta bërë kampusin më ekologjik. Kjo përfshin investime në infrastrukturën teknologjike për të përmirësuar menaxhimin e mbetjeve, për të përdorur energjinë e rinovueshme, dhe për të promovuar transportin e qëndrueshëm nga dhe drejt kampusit.
Angazhimin e universitetit në projekte dhe aktivitete që promovojnë ndërgjegjësimin dhe veprimin për qëndrueshmërinë mjedisore, duke ndërtuar një kulturë të qëndrueshmërisë në të gjithë universitetin.
Promovimi i punëve vullnetare me studentët me fokus qëndrueshmërinë ambjentale dhe sociale