Kërkimi shkencor
Kërkimi shkencor ka një rëndësi të jashtëzakonshme në identifikimin dhe adresimin e sfidave të ndryshme që përballon tregu i punës sot. Sfidat si siguria kibernetike, rritja e automatizimit dhe përdorimi i inteligjencës artificiale, ndër të tjera, po paraqesin problematika të mëdha, të cilat kërkojnë një kërkim të thelluar shkencor për t’u adresuar. Është e rëndësishme që kërkimi shkencor të fokusohet në nevojat dhe sfidat reale të tregut dhe shoqërisë, duke siguruar një impakt të drejtpërdrejtë dhe rritur besueshmërinë e Universitetit.
Për këtë qëllim, është thelbësore që të vendosim prioritetet e kërkimit shkencor në bashkëpunim me njësitë kryesore, programet e studimit dhe profilit të personelit akademik. Këto prioritete duhet të jenë në përputhje me nevojat e shoqërisë dhe tregut të punës. Hartimi i një strategjie të kërkimit shkencor të UAMD-së në bashkëpunim me aktorët kryesorë të tregut të punës dhe prioritetet kombëtare dhe evropiane, do të jetë një nga orientimet kryesore të zhvillimit të kërkimit shkencor.
Kjo strategji do të bazohet në:
Fokusimin në fushat prioritare të zhvillimit vendas Evropian dhe ndërkombëtar.
Ngritja e grupeve të kërkimit shkencor në nivel departamenti dhe njësie kryesore si dhe bashkëopunimi me profesionistët e njohur të fushave të ndryshme për të mundësuar kërkimin ndërdisiplinor.
Përfshirja e studentëve të programeve të nivelit bachelordhe master në grupet e kërkimit shkencor.
Bashkëpunimin ndërkombëtar duke përdorur bashkërisht kapacitetet kërkimore të universiteteve partnere për të zhvilluar bashkëpunim me kërkues të tyre, duke rritur cilësinë e kërkimit shkencor në UAMD.
Rritjen e financimit të kërkimit shkencor nëpërmjet bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe partneriteteve me bizneset, përtej fondit të qeverisë i cili në përputhje me objektivat e Komisionit Evropian për Shqipërinë synon rritjen e kërkimit shkencor në shkallë kombëtare për vitin 2030, deri në 1% të GDP.