Studenti UAMD
UAMD ka një potencial dhe një përgjegjësi të konsiderueshme për të përgatitur të rinjtë me aftësitë e nevojshme për tregun e punës. Është detyra e këtij universiteti të sigurojë një cilësi të lartë të arsimit dhe të pajisë studentët me dije të përditësuara, duke i bërë ata konkurrentë në aspiratat e tyre profesionale. Për këtë qëllim, është thelbësore që interesat e studentëve të jenë gjithmonë në fokus dhe prioritet në punën e Rektorit të UAMD-së.
Drejtimet kryesore të mbështetjes studentore do të jenë:
Drejtimet kryesore të mbështetjes studentore do të jenë:
Përmirësimi i metodave të mësimdhënies dhe rritje e përdorimit të teknologjisë për të patur një mësimdhënie më interaktive me pjesëmarrje të shtuar të studentit gjatë seancave mësimore (leksione/seminare/praktika)
Fleksibilitet në mësim – Kjo do t’i lejonte studentët të përshtasnin oraret e tyre me angazhimet e tjera, duke bërë edukimin më të arritshëm dhe të menaxhueshëm.
Rritjen e mundësisë së zhvillimit të praktikave profesionale në laboratoret e UAMD-së, si dhe në bizneset partnere me të cilat UAMD dhe njësitë kryesore kanë marrëveshje bashkëpunimi.
Mbështetje e studentëve në bërjen e mobiliteteve të ndryshme në Universitetet partnere me UAMD, si dhe transparencë në përzgjedhjene studentëve mbi bazën e kritereve të përcaktuara nga njësitë kryesore dhe njësitë bazë, duke lehtësuar të gjitha proceset në mbylljen e studimeve brenda afatit kohor. Krijimin e strukturave studentore në kuadrin e projekteve Erasmus +.
Krijimi i forumeve të konsultimit për adresimin e çështjeve të rëndësishme strategjike si dhe krijimi i platformave interaktive për të mundësuar një komunikim më efektiv me studentët.
Marrja e mendimit studentor për çështje të rëndësishme strategjike nëpërmjet anketimeve dhe sondazheve të zhvilluara me studentët.
Ndërtimi i një komunikimi transparent dhe të vazhdueshëm me studentët.
Fuqizimi i jetës ekstrakurrikulare studentore nëpërmjet:
Rritjes së mundësive për një jetë më aktive studentore të pasur me aktivitete të ndryshme artistike, kulturore, sportive dhe shoqërore. Krijimi i infrastrukturës dhe ekipeve përfaqësuese të UAMD në sportet kryesore si futboll, basketboll, voleyball dhe sporte të tjera.
Mbështetjes së këshillit studentor.
Nxitjes së pjesëmarrjes studentore vullnetare në aktivitete dhe nisma të ndryshme në ndihmë dhe shërbim të komunitetit.
Krijimit të klubeve studentore në fusha të ndryshme.
Krijimin e mundësive të punësimit të studentëve nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit Universitet-Institucione – Biznese.
Fuqizimi i qëndrave të këshillimit të karrierës duke mundësuar një shërbim më efektiv dhe në përgjigje të nevojave specifike të studentëve si dhe mbështetur në studime reale të tregut të punës të kryera nga vetë universiteti.
Përmirësimin e zyrës së Alumnit, për ruajtjen e marrëdhënieve me studentët të cilët kanë përfunduar studimet në UAMD, si dhe dhënia e mundësisë për zhvillim të mëtejshëm akademik nëpërmjet ndjekjes së programeve master, studimeve Doktorale apo programeve LLL.
Stafi ndihmës akademik dhe ai administrativ luajne një rol të qenësishëm në mbarevajtjen e të gjithë aktivitetit dhe funksionit të universitetit. Për këtë qëllim, një vëmëndje e veçantë do ti kushtohet dhe mbështetjes e zhvillimit të vazhdueshëm të stafit ndihmës akademik dhe atij administrativ të Universitetit.
Kjo mbështetje do të konsistojë në:
- Përkrahjen e zhvillimit profesional përmes trainimeve, workshopeve, brënda dhe jashtë vëndit, si dhe mobiliteteve të ndryshme në kuadrin e projekteve ndërkombëtare.
- Përmirësimin e trajtimit financiar brënda hapësirës ligjore si dhe krijimit të incentivave të ndryshme në mbështetje të stafit.
Fleksibiliteti në mësim
Krijimi i një kampusi hibrid në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) do të ofrojë disa përfitime të rëndësishme për studentët, duke përfshirë:
Fleksibiliteti në mësim: Një kampus hibrid mundëson një kombinim të mësimit në klasë dhe online.
Qasje më e gjerë në burime: Teknologjia hibride mund të ofrojë qasje në një gamë më të gjerë të materialeve mësimore dhe burimeve digjitale, siç janë leksionet e regjistruara, seminaret online dhe bazat e të dhënave, të cilat mund të përdoren për të thelluar kuptimin e studentëve mbi temat e studimit.